Vllaznia-Elbasani në RTSH, Laszlo: Luajmë në shtëpi, synojmë 3 pikët

Trajneri i Vllaznisë, Csaba Laszlo, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Elbasanit, që do të luhet nesër në orën 18:30 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të transmetohet në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
“Çdo ndeshje është e rëndësishme. Në situatën që jemi ne, për momentin nuk ka asgjë të lehtë. Marrim çdo ndeshje seriozisht. Nuk ka lidhje kush është kundërshtari ynë, kam respekt për secilin prej klubeve. Normal që kur luan në shtëpi, kryesorja është që të marrim 3 pikët. Kampionati shqiptar është mjaft i balancuar, ekipet janë mjaft afër njëri-tjetrit, e shikoni tabelën e klasifikimit.
Nuk mund të thuash kurrë se sot mund të jetë ndeshje e lehtë, duhet 100% fokus në çdo ndeshje. Në pjesën e parë në Korçë nuk ishim mendërisht në 100% e duhur, u rikthyem në pjesën e dytë. Morëm 1 pikë të rëndësishme në transfertë, që na duhet. Shpresojmë të fitojmë nesër.
Shpresojmë të fitojmë këtë ndeshje dhe të tjerat në vijim. Për natyrën time, çdo ndeshje e njëjta. Dua që atë që bëjmë në stërvitje, me entuziazëm, sjellje dhe përqëndrim, të jemi edhe në këtë ndeshje. Nëse arrijmë që nga minuta e parë deri në fund me këto, kemi një mundësi të mirë për fitore”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Vllaznisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




