Dedic i Newcastle ndalohet nga policia, u kap me një hark dhe me shigjeta

6 Nëntor 2026 | 19:06

Mbrojtësi i Newcastle United, Amar Dedic u ndalua nga policia pasi u pa duke mbajtur një hark dhe shigjeta në Northumberland.

Lojtari i kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës ishte me një mik kur u ndalua. Raportet thonë se gjashtë makina policie, përfshirë policë të armatosur e ndaluan atë rreth shtatë milje larg vendit ku u panë fillimisht.

Policia kontrolloi makinën dhe sekuestroi harkun dhe shigjetat, por ishte e bindur se dy burrat nuk përbënin kërcënim për publikun.

Raportohet se portieri i Newcastle , Mark Gillespie, 34 vjeç, dhe ish-mbrojtësi Paul Dummett, 35 vjeç, mbërritën në vendngjarje ndërsa policia po fliste me Dedicin.

Dyshja ndodhej rastësisht në zonë dhe u ndal për të ofruar ndihmë.

Incidenti ndodhi të mërkurën, dy ditë pasi Dedic kishte luajtur në humbjen 1-0 të Newcastle në shtëpi nga Everton. Newcastle , i cili është i 13-ti në tabelën e Premier League me 11 pikë nga nëntë ndeshje, nuk ka komentuar. Policia e Northumbrias ka lëshuar një deklaratë dhe tha se hetimet janë duke vazhduar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri i Portugalisë: Nuk e prisja daljen në pension të Ronaldos

Trajneri i Portugalisë, Jorge Jesus ka deklaruar se nuk e kishte pritur që Cristiano Ronaldo të tërhiqej nga futbolli ndërkombëtar, pavarësisht mosmarrëveshjes së tyre të...
18:38 | 06/11/2026

Kina në kontakt me Real Madridin dhe La Ligën për komentet e Mbappes për Mao Ce Dunin

Kina është në kontakt me Real Madridin dhe La Ligën lidhur me pasojat e komenteve të Kylian Mbappe-s në lidhje me Mao Ce Dunin, tha...
17:39 | 06/11/2026

Liga e Kombeve, Foda publikon listën e Kosovës për ndeshjet e nëntorit

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës...
14:22 | 06/11/2026