‘Irani kërkon nga Rusia S-400’, Telegraph: Mojtaba Khamenei i dërgon Putinit një letër personale ku kërkon sisteme të avancuara mbrojtjeje
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, ku një 29-vjeçare dhe djali i saj vetëm 6 vjeç janë gjetur të vdekur në banesën e tyre, të shtrirë pranë njëri-tjetrit në shtratin bashkëshortor. Dyshimet paraprake janë se të dy kanë humbur jetën nga asfiksia.
Viktimat janë identifikuar si Anna Gabriela Faria Lima, avokate 29-vjeçare, dhe djali i saj, Raphael, 6 vjeç. Trupat e tyre u gjetën mbrëmjen e 3 nëntorit në një apartament në qytetin Cotia, në rajonin metropolitane të Sao Paulos.
Sipas hetimeve, autoritetet u vunë në lëvizje pasi familjarët kishin denoncuar zhdukjen e nënës dhe të birit, të cilët nuk kishin pasur më kontakte me ta që prej së dielës.
Në qendër të dyshimeve është ish-partneri i 29-vjeçares, biznesmeni Eric Conrado Alves de Almeida, 41 vjeç, i cili është arrestuar nga policia braziliane.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se ai ka hyrë në kompleksin e banimit së bashku me Anna Gabriela dhe djalin e saj rreth orës 21:40 të së dielës, ndërsa është larguar i vetëm rreth orës 02:15 të mëngjesit të së hënës. Sipas hetuesve, gjatë këtij intervali nuk është konstatuar hyrja apo dalja e personave të tjerë.
Hetuesit dyshojnë se krimi mund të jetë kryer gjatë këtyre pesë orëve që biznesmeni qëndroi në banesë. Gjithashtu, po verifikohet nëse apartamenti është pastruar përpara largimit të tij.
Sipas hetuesve, marrëdhënia mes çiftit ishte karakterizuar nga konflikte, kërcënime, përndjekje dhe sjellje kontrolluese. Të afërm dhe persona të njohur të çiftit kanë dëshmuar për episode të mëparshme dhune dhe kërcënimesh ndaj 29-vjeçares.
Rasti po hetohet si femicid dhe vrasje e fëmijës për të shkaktuar vuajtje te nëna, një formë dhune e njohur si vrasje zëvendësuese (vicaricide).
Biznesmeni është lënë në paraburgim të përkohshëm për 30 ditë, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Top Channel