Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 22-vjeçari
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë me motoçikletën me katër rrota nga një lartësi.
Zëdhënësi Policisë së Kosovës për Prizrenin, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se rasti është raportuar rreth orës 15:00.
“Më 6 nëntor 2026, rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gjonaj të Prizrenit, një person, derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë me katër rrota (ATV), kishte humbur kontrollin mbi mjetin dhe kishte rënë nga një lartësi.
Njësitë policore i janë përgjigjur informatës dhe, me të arritur në vendin e ngjarjes, kanë gjetur një person të shtrirë në rrëzë të malit, ndërsa në afërsi të tij është gjetur edhe motoçikleta e dëmtuar”, ka deklaruar ai.
Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës, i cili, pas ekzaminimit mjekësor, ka konstatuar vdekjen e viktimës, A.H., mashkull, 22 vjeç. Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit kujdestarë të Stacionit Policor në Prizren, si dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Të gjitha njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e Forenzikës Rajonale.
Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti të iniciohet si “Hetim i vdekjes” dhe të procedohet për hetime të mëtejshme”, ka shtuar Bytyqi.
Djali i Afrim Bunjakut dhe i Enver Zymerit diplomohen në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Kurti pranon raportin e Institutit për Krimet e Luftës: 13 mijë e 195 viktima të verifikuara
I akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit para 15 vitesh, policia e Kosovës shpall në kërkim Adnon Jasharin
- 19:14 Bicaj komenton listën e Maran: E çuditshme mungesa e Anis Mehmetit, ndeshja me Finlandën vendimtare
- 19:06 Dedic i Newcastle ndalohet nga policia, u kap me një hark dhe me shigjeta
- 18:51 Këshilli i Sigurisë: Rusia duhet ta zgjerojë përgjigjen e saj ndaj satelitëve Starlink
- 18:38 Trajneri i Portugalisë: Nuk e prisja daljen në pension të Ronaldos
- 18:33 Kryebashkiaku i akuzon se lanë pacientët pa shërbim dhe po putheshin, sindikata: Mjekët ishin në pushimin e ligjshëm
- 18:25 Themeluesi i “Shtetit të Meshkujve” mohon çdo përfshirje në kërcënimet e rreme me bomba në aeroportet evropiane