Pak minuta përpara ngritjes, në një avion në aeroportin El Dorado të Bogotës, në Kolumbi, një mosmarrëveshje mes dy pasagjerëve për hapësirën e bagazheve të dorës përfundoi në përleshje të dhunshme.
Sipas Daily Mail, një burrë u zemërua kur një pasagjer tjetër tentoi të vendoste bagazhin e dorës në ndarjen sipër sediljeve. Në video, burri shihet teksa përkulet mbi sediljen përpara dhe kap pasagjerin e ulur aty. Ky i fundit përpiqet ta largojë me duar, por burri vazhdon ta mbajë për të paktën tetë sekonda.
Të lidhura
None found
Një pasagjer tjetër ndërhyri duke e kapur burrin nga kapuçi dhe duke e tërhequr. Sipas Daily Mail, pasagjeri i sulmuar është shtetas meksikan. Më pas, dy pasagjerë e hodhën sulmuesin në korridorin e avionit. Përleshja vijoi për 20 sekonda, derisa pasagjeri i sulmuar u ngrit dhe u ul në një rresht vendesh bosh.







