• Kontakt
Friday, November 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

Fillimi AKTUALITET

Masakra mjedisore e Albchrome në Elbasan, prokuroria sekuestron 300 tonë pluhur kancerogjen nga Uzina e Ferrokromit

21:08 : 06/11/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmet e Dites

Një sasi prej 300 tonësh pluhur kancerogjen në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan, në pronësi të firmës koncesionare “Albchrome”, është sekuestruar nga prokuroria, në kuadër të dosjes hetimore ndaj firmës koncesionare. Skandali u zbulua pak ditë më parë nga një raport i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, e cila doli në përfundimin se sasi të mëdha të dala nga Uzina janë tepër të dëmshme për të gjithë punëtorët e banorët e zonës, madje shkaktojnë sëmundje të rënda.

Dyshimet janë se, për një kohë të gjatë, firma koncesionare “Albchrome”, e cila menaxhon edhe Uzinën, ka lënë në qiell të hapur këtë sasi të rrezikshme, duke mos marrë asnjë masë, teksa tepër e çuditshme është fakti se si asnjë organ kontrollues nuk e parandaloi një masakër të tillë. Pak ditë më parë, Prokuroria e Elbasanit urdhëroi këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërkohë që aktualisht ka konstatuar një sasi rekord të mbetjeve.

Masakra mjedisore e Albchrome në Elbasan, prokuroria sekuestron 300

Masakra mjedisore e Albchrome në Elbasan, prokuroria sekuestron 300

Faksimile: Vendimi i Prokurorisë së Elbasanit për sekuestrimin e mbetjeve kancerogjene pranë Uzinës së Ferrokromit në Elbasan 

Lexo edhe:

Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër

Shpërthimi që la pas dy viktima në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur!

Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar mbi 300 tonë pluhur të nxjerrë nga Uzina e Ferrokromit të firmës koncesionare Albchrome. Sipas dokumenteve ekskluzive që disponon Vox News, në datën 6 nëntor 2026, organi i akuzës ka marrë vendimin për sekuestron.

“Ne, Kreshnik Ajazi, Jonida Allushi dhe Vasjana Postol, me detyrë prokurorë në Prokurorinë e Elbasanit konstatuam se, pasi u njohëm me aktet e procedimit penal, si këqyrja e vendit të ngjarjes shoqëruar me tabelë fotografike, si dhe për nevojat e hetimit të këtij procedimi penal, çmojmë se është i nevojshëm sekuestrimi i provës materiale të sasisë prej rreth 300 tonë të mbetjeve të dyshuara si mbetje të rrezikshme, pasi vlerësohen si të domosdoshme për vërtetimin e fakteve objekt i hetimit penal”, thuhet në dokument.

Më tej, tre prokurorët shkruajnë në dokument se “duke u nisur nga natyra e sendit ndaj të cilit vlerësojmë se duhet vënë sekuestro, çmojmë se sendi duhet t’i lihet në ruajte subjektit ‘Albchrome’ shpk, i cili ka detyrimin e ruajtjes dhe paraqitjes së sendit kur t’i kërkohet nga organi procedues”.

Masakra mjedisore e Albchrome në Elbasan, prokuroria sekuestron 300

Faksimile: Prokurorët shkruajnë se mbetjet do t’i lihen në ruajtje “Albchrome” dhe nëse humbasin mban përgjegjësi firma

Në fund, tre prokurorët shkruajnë se subjekti paralajmërohet se ka detyrimin të ruajë dhe të paraqesë sendet kur të kërkohen nga organi procedues. “Moszbatimi i detyrimit të ruajtjes, ngarkon personin përgjegjës me përgjegjësi penale”, përfundon dokumenti, i firmosur nga drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi dhe dy prokuroret Jonida Allushi dhe Vasjana Postol.

Disa ditë më parë, Prokuroria e Elbasanit nisi procedimin penal për hetimin e kësaj dosje të rëndë penale. Dokumentet e hulumtuara nga Vox Neës hedhin dritë mbi një skandal të përsëritur në atë zonë, ku deri më tani organet kontrolluese dhe ato ligjzbatuese vetëm sa “kanë fryrë sytë” apo “xhepat”, ndërsa u desh një kontroll rutinë për të zbuluar shumëçka.

Dosja mban numrin 1454, të datës 28 tetor 2026, ku para disa ditësh, 3 prokurorët vendosën këqyrjen e vendit të ngjarjes të ndodhur në Uzinën e Ferrokromit në Papër, Elbasan, në pronësi të “Albchrome” shpk.

“Me zbatimin e këtij vendimi ngarkohen oficerët e policisë gjyqësore z. Bledar Xhoxhaj dhe z. Hasan Asllani, të asistuar nga eksperti kriminalist i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Një kopje e këtij vendimi i dorëzohet personit përgjegjës të vendit ku do të kryhet këqyrja”, thuhet në vendim.

Masakra mjedisore e Albchrome në Elbasan, prokuroria sekuestron 300

Faksimile: Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për masakrën mjedisore në Fabrikën e Ferrokromit në Papër, të Elbasanit

Disa ditë më parë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit publikoi një raport për Fabrikën e Ferrokromit, në Elbasan, në pronësi të firmës koncesionare Albchrome. Sipas raportit, janë konstatuar mbi 300 tonë pluhura të kapura nga filtrat e oxhaqeve, të klasifikuara me kode të rrezikshme mjedisore.

Në të njëjtin dokument shkruhet se këto mbetje përmbajnë koncentrime të larta të metaleve të rënda, madje ato ishin paketuar me thasë të thjeshtë dhe ishin lënë në qiell të hapur prej më shumë se një viti. Gjithashtu, inspektorët e AKM-së evidentuan se firma koncesionare nuk kishte menaxhuar mirë skorjet e ferrokromit.

Vend depozitimi i tyre ishte i pa izoluar, pa rrethim dhe pa asnjë kanalizim mbrojtës. Madje, ishin lënë në kontakt me shiun dhe në qiell të hapur. Ujërat e ndotur që gjenerohen nga procesi rridhnin jashtë çdo kontrolli, thithen nga toka dhe helmojnë basenet e ujërave nëntokësore në Papër.

Raporti vijonte se thithja e pluhurit dhe konsumi i ujit të ndotur shkaktojnë direkt kancer të mushkërive, si dhe rritin ndjeshëm rrezikun për kancer të stomakut, mëlçisë dhe veshkave. Përveç rrezikut tumoral, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këtyre mbetjeve shkakton dëmtime të rënda të rrugëve respiratore, si bronkit kronik dhe fibroza të pakthyeshme, si dhe mbart veti mutagjene që dëmtojnë direkt ADN-në, duke shfaqur rreziqe serioze riprodhuese për gratë shtatzëna.

Vox News ka denoncuar në vijimësi skandalet e njëpasnjëshme të kompanisë koncesionare Albchrome, ku firma bën bilance tepër të dyshimta, madje gjatë dy viteve të fundit që ka raportuar, ajo i ka nxjerrë me humbje, në shifra të mëdha. Nëse humbja në vitin 2024 ka qenë rreth 720 mijë euro, në vitin 2025, e njëjta kompani ka nxjerrë bilancin me humbje në një shifër tepër të lartë, plot 15 milionë euro./ Vox News

Etiketa: AlbchromeelbasanJonida AllushiMjedisndotjeUzina e FerrokromiVasjana Postol

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër

11:24 : 05/11/2026
AKTUALITET

Shpërthimi që la pas dy viktima në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur!

11:10 : 05/11/2026
AKTUALITET

Shpërthimi me dy viktima në pallatin në Elbasan, policia zbardh shkakun e ngjarjes së rëndë

10:08 : 05/11/2026
AKTUALITET

Çfarë e shkaktoi shpërthimin në Elbasan? Nisin hetimet për zjarrin që shkaktoi dy viktima dhe 10 të plagosur

09:39 : 05/11/2026
AKTUALITET

Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë /EMRI

08:08 : 05/11/2026
AKTUALITET

69-vjeçari nën rrënoja/ Komandanti i Emergjencave Civile: Pak gjasa që të gjendet i gjallë

21:49 : 04/11/2026
Para

Motra i merr pensionin, 66-vjeçari jeton në mjerim dhe urinon në shtrat

TË GJITHA

Motra i merr pensionin, 66-vjeçari jeton në mjerim dhe urinon në shtrat

21:13 : 06/11/2026

Masakra mjedisore e Albchrome në Elbasan, prokuroria sekuestron 300 tonë pluhur kancerogjen nga Uzina e Ferrokromit

21:08 : 06/11/2026

Aksident në aksin Tuneli i Krrabës–Bradashesh, përplasen dy makina

20:59 : 06/11/2026

E rëndë në Durrës! Djali godet me sëpatë prindërit e tij

20:59 : 06/11/2026

Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë

20:56 : 06/11/2026

Protestat e studentëve/ Protestuesja: Është ‘grisur’ imazhi i kryeministrit edhe në sytë e ndërkombëtarëve

20:54 : 06/11/2026

Dy vajza tërhiqen nga denoncimi ndaj mësuesit në Selenicë, flasin prindërit

20:45 : 06/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com