Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan? Milori: Po i qëndron linjës së tij

6 Nëntor 2026 | 21:40

Gazetarja e Euronews Albania, Mirela Milori e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana ka folur lidhur me mesazhin e parë të ambasadorit të ri amerikan, Eric Wendt. Milori u shpreh se ambasadori po i qëndron linjës së tij dhe prioritetet mbeten të pandryshuara.

“Nuk shoh ndonjë ndryshim nga prioritetet. Risia është vetëm që ambasadori foli për herë të parë, u prezantua, le të themi me ne, vjen dalja e tij publike pas zgjedhjeve të mesit të mandatit të Shteteve të Bashkuara.

Dhe vendos tre fusha kyçe me përfitim të ndërsjelltë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, gjë që do të thotë që prioritetet janë po ato, është i qartë. E para, është të bëhemi më të fortë duke ndërtuar kapacitete reale mbrojtëse, duke përmbushur pjesën tonë të të drejtë të përgjegjësive si aleat.

Do gjejë mënyra për të rritur tregtinë, thotë, me përfitime të ndërsjellta të jemi më të sigurt do të bashkëpunojmë në luftën kundër krimit për interesat tona të përbashkëta. Pra janë prioritete të ditura.

Ka thënë të thënat, ti qëndron linjës së tij. Ky është mesazhi që ne jemi këtu, në atë distancën që e kanë Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara. Vetëm me raste të veçanta ka pasur një ndërhyrje kështu, por një distancë politikisht korrekt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Buxhet të dedikuar për ta shtrirë shahun në sa më shumë shkolla të vendit

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se në mbështetjeje të përhapjes së shahut në shkolla është ndarë një buxhet...
21:26 | 06/11/2026

Durrës! 37-vjeçari dhunon me sende të forta prindërit, babai në gjendje të rëndë shëndetësore

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rrushkull, në Manëz të Durrësit, ku një 37-vjeçar ka goditur me sende të forta prindërit e tij....
21:06 | 06/11/2026

Atentat ndaj 36-vjeçarit shqiptar në Athinë, gjendet i plagosur në makinë

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Kolonos, në Athinë të Greqisë. Ai u gjet brenda...
21:01 | 06/11/2026