Nga drejtues i Prokurorisë së Përgjithshme dhe i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla përfundoi vetë në bankën e të akuzuarve. Në një rrëfim ekskluziv për Anisa Bahitin në emisionin “On the Road” në Top News, ish-kryeprokurori thotë se dënimi me burgim, dhe jo me dënime alternative të dhëna në raste të tjera, është tregues se çështja e tij ishte e paragjykuar. “Nëse do të bëhej gjykim apo hetim i paanshëm, rasti im nuk do të kishte përfunduar në të tilla rrethana. Në asnjë rast tjetër të zyrtarëve të tjerë të lartë apo të çdo zyrtari të hetuar apo ndëshkuar për një çështje të tillë nuk është dhënë dënim me burgim, gjithmonë me dënime të tjera alternative, si gjobë, dënime me kusht apo dënime të tjera alternative më të buta. Kjo më krijon bindjen edhe më të madhe se rasti im është një rast i veçantë, i trajtuar në mënyrë paragjykuese.” - u shpreh Llalla në emisionin “On the Road”.