Një 22-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së premtes në fshatin Gjonaj të Prizrenit, pasi mjeti me të cilin po lëvizte doli nga kontrolli dhe përfundoi në rrëzë të një mali.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, ndërsa në vendin e aksidentit mbërritën shërbimet e Policisë dhe ekipi i Emergjencës. Pavarësisht ndërhyrjes, mjekët konstatuan vdekjen e të riut.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bëri të ditur se viktima u gjet i pajetë pranë motoçikletës së dëmtuar. Për zbardhjen e rrethanave janë angazhuar hetuesit policorë dhe Forenzika Rajonale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”













