AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Raporti: Mbi 50% e proceseve për lirinë e shprehjes kanë tregues të padive SLAPP

Një raport mbi lirinë e shprehjes në praktikën gjyqësore identifikon 171 vendime me të paktën një nivel rreziku nga paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike, të njohura si SLAPP, ndërsa 50 prej tyre klasifikohen me rrezik të lartë. Gazetarët dhe subjektet mediatike janë të përfshirë në 57% të çështjeve të analizuara.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
19 seconds më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
dosje gjyqesore
Foto ilustruese: Dosje gjyqësore në Gjykatën e Apelit. Foto: Xhemali Moku/ BIRN.

Gazetarët dhe subjektet mediatike në Shqipëri vijojnë të përballen me padi të pabazuara për shpifje, të njohura si SLAPP, të cilat konsiderohen si padi që synojnë t’i frikësojnë apo të nxisin vetëcensurën në punën e tyre.

Nga 333 vendime gjyqësore të analizuara për periudhën 2022-2026, në 171 prej tyre janë identifikuar tregues të rrezikut nga paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike, ndërsa 50 raste që përbëjnë 15% të kampionit klasifikohen me rrezik të lartë si padi SLAPP.

Të dhënat u publikuan të premten nga Qendra “Res Publica” gjatë prezantimit të studimit “Liria e shprehjes në praktikën gjyqësore 2022–2026: Si pasqyrohet jurisprudenca e GJEDNJ-së nga gjykatat shqiptare”, i përgatitur nga ekspertët Dorian Matlija dhe Irena Dule.

Studimi përfshin 333 vendime civile, penale, administrative dhe kushtetuese nga viti 2022 deri në 31 korrik të këtij viti. Në 190 prej vendimeve, ose 57 për qind të totalit, janë të përfshirë gazetarë, subjekte mediatike ose aktorë të tjerë që ushtrojnë funksion informues publik.

Të dhënat e bëjnë median grupin më të ekspozuar ndër palët e identifikuara në konfliktet gjyqësore që lidhen me lirinë e shprehjes. Por rëndësia e studimit qëndron edhe te mënyra se si këto procese përdoren dhe çfarë kostoje mund të prodhojnë përtej rezultatit përfundimtar të gjykimit.

Në rastet që konsiderohen si padi me tregues si SLAPP, raporti evidenton se të paditurit përballen me kërkesa të larta financiare, procese të shumëfishta ndaj të njëjtit publikim dhe zvarritje gjyqësore që mund të prodhojnë vetëcensurë, edhe në rastet kur media e fiton çështjen.

Raporti sqaron se klasifikimi si çështje me potencial SLAPP nuk provon se paditësi ka pasur për qëllim të heshtë gazetarin apo të pengojë publikimin. Ai identifikon tregues që kërkojnë shqyrtim individual, duke vlerësuar natyrën e çështjes, interesin publik, masat e kërkuara dhe efektin e procedurës mbi pjesëmarrjen publike.

Avokati Dorian Matlija tha se “nuk ka një metodologji të qartë për të dalluar paditë SLAPP, por ka disa tregues që kategorizojnë këto lloj padish”.

Sipas tij, disa prej treguesve lidhen me  mënyrën dhe shkallën e përdorimit të padisë për të krijuar një barrë joproporcionale për ata që raportojnë mbi çështje me interes publik, kërkesa financiare të larta, procese të shumëfishta dhe zvarritje shumëvjeçare.

Analiza e vendimeve evidenton shtatë modele të përsëritura që, sipas autorëve, mund të sinjalizojnë rrezik SLAPP.

I pari lidhet me kërkesat për dëmshpërblim në shuma që tejkalojnë dukshëm dëmin e konkretizuar. Në disa raste, kërkesat financiare nuk shoqërohen me një shpjegim të qartë të lidhjes mes shumës së kërkuar dhe pasojave reale të publikimit, audiencës së arritur, kohëzgjatjes së ekspozimit apo gjendjes ekonomike të të paditurit.

Një tjetër tregues është kombinimi i disa masave ndaj gazetarit ose medias. Përveç dëmshpërblimit, mund të kërkohen përgënjeshtrimi, kërkimi publik i faljes, publikimi i vendimit gjyqësor, fshirja e përmbajtjes dhe ndalimi i publikimeve të ardhshme. Raporti nënvizon se gjykatat duhet të vlerësojnë jo vetëm secilën masë veçmas, por edhe efektin e tyre të përbashkët mbi lirinë e shprehjes.

Shqetësim paraqet gjithashtu përdorimi paralel ose alternativ i rrugës penale dhe asaj civile për të njëjtën çështje. Edhe kur nuk përfundon me dënim, detyrimi për t’u mbrojtur në disa procese mund të krijojë kosto financiare, kohore dhe profesionale për gazetarin.

Një prej treguesve më domethënës është kohëzgjatja e procesit, ndërsa studimi evidenton raste që zgjasin për shumë vite, në një rast deri në 17 vjet.

“Kjo mund të prodhojë efekt frenues dhe vetëcensurë edhe kur përfundon në favor të medias, pasi gazetari përballet ndërkohë me shpenzimet e mbrojtjes, pasigurinë dhe barrën e vazhdueshme të gjykimit,” tha Matlija.

Autorët e raportit theksuan vështirësinë për të përcaktuar një padi SLAPP edhe në rastet kur çështja përfundon me pushim, një element që sipas tyre nuk provon automatikisht karakterin abuziv të padisë, por ngre pikëpyetje mbi qëllimin e ndjekjes së saj, veçanërisht kur procesi ka zgjatur për vite.

Së fundi, raporti përmend mungesën e kontaktit paraprak me median ose gazetarin, si kërkesë për korrigjim, përgjigje apo zgjidhje tjetër më pak kufizuese. Ky tregues nuk mjafton më vete për të identifikuar një padi SLAPP, por mund të ndihmojë në vlerësimin e kontekstit në të cilin është zgjedhur rruga gjyqësore.

Sipas avokatëve Dule dhe Matlija, mungojnë mekanizmat proceduralë që do t’u mundësonin gjykatave të identifikonin që në fillim paditë me tregues të mundshëm SLAPP dhe të shqyrtonin efektin e tyre mbi pjesëmarrjen publike.

Autorët rekomandojnë  në fund të studimit që gjykatat të zbatojnë në mënyrë të strukturuar nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të marrin në konsideratë efektin kumulativ të masave ndaj gazetarëve.

Gjithashtu, raporti i drejtohet Gjykatës së Lartë dhe Shkollës së Magjistraturës për të qartësuar standardet e jurisprudencës dhe për të forcuar formimin e gjyqtarëve mbi lirinë e shprehjes, mbrojtjen e burimeve dhe paditë me potencial SLAPP.

 

Etiketa: Dorian MatlijaIrena DuleLiria e ShprehjesPadite SLAPPProceset gjyqesoreQendra Res Publica
dosje gjyqesore

Raporti: Mbi 50% e proceseve për lirinë e shprehjes kanë tregues të padive SLAPP

08:04 | 07/11/2026
Gjykata Kushtetuese: Qeveria kufizoi lirinë e shprehjes me mbylljen e TikTok

Rishikimi i vendimeve, mandati i ONM zgjatet edhe në Kushtetuese

18:02 | 06/11/2026
spak e1771523302580

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive me vlerë 2 milionë euro

16:52 | 06/11/2026
sns odbori

Faljet e Vuçiçit në fund të presidencës përballen me sfida ligjore në Serbi

12:29 | 06/11/2026
pos payments

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

07:43 | 06/11/2026
Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

07:36 | 06/11/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.