Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e Kolonos, në Athinë të Greqisë. Ai u gjet brenda automjetit të tij, në rrugën Lenormand, me një plagë plumbi në bark.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të së premtes, pas një telefonate në polici nga një banor i zonës, i cili raportoi për të shtëna me armë zjarri.
I plagosuri u transportua me ambulancë drejt spitalit, ku mori ndihmën mjekësore.
Në kuadër të hetimeve, autoritetet greke kanë arrestuar dy persona, të cilët po merren në pyetje. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy gëzhoja.
Rrethanat dhe motivet e të shtënave mbeten ende të paqarta, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


