‘Sofra e gurtë’, e vendosur përpara godinës së Kryeministrisë, po tërheq vëmendjen e qytetarëve, të cilët e kanë shndërruar në një hapësirë për fotografi dhe çlodhje.
Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama ai që ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook disa fotografi nga kjo hapësirë, duke i shoqëruar me përshëndetjen: “Mirëmëngjes”.
Ndërkohë, në kuadër të zhvillimeve lidhur me protestat e studentëve, kreu i qeverisë ka shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar propozimet e tyre dhe për të adresuar shqetësimet e ngritura. Megjithatë, deri më tani, kjo ofertë është refuzuar nga protestuesit.
Një ditë më parë, Rama prezantoi edhe platformën online ‘Fol me kryeministrin’, e cila synon të krijojë një kanal komunikimi mes qytetarëve dhe qeverisë.
Fillimisht, platforma do të jetë e hapur për studentët, të cilët mund të përcjellin pyetje, kritika, shqetësime dhe propozime konkrete për ndryshimin e vendimmarrjeve të caktuara.
Komunikimi përmes kësaj platforme nuk do të kufizohet vetëm te kryeministri, por do të mundësohet edhe me anëtarë të tjerë të qeverisë dhe të grupit parlamentar.


