
Një surprizë e veçantë është organizuar në skenën e festivalit “Luleborë”, në Teatrin “Migjeni” në Shkodër, për Maestro Zef Çobën, me rastin e 75-vjetorit të lindjes.
Ka qenë Bashkia Shkodër, e cila ka nderuar udhëheqësin artistik të festivalit dhe një prej figurave të njohura të muzikës shqiptare, duke i përcjellë një urim të veçantë në prani të publikut.
Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku Benet Beci përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohjen për kontributin shumëvjeçar të artistit në muzikën shqiptare.