PD në Fier zgjedh kryetarin e ri, 5 kandidatë në garë
Demokratët në Fier kanë nisur këtë të shtunë procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës lokale të Partisë Demokratike. Gara zhvillohet mes pesë kandidatëve, ndërsa mijëra anëtarë të kësaj force politike do të përcaktojnë përmes votës se kush do të marrë drejtimin e strukturës në këtë qytet.
Në garë për kreun e PD-së në Fier janë Ardian Ferro, Enkelejda Veliu, Fatjon Semanjaku, Gentian Koçi dhe Festim Meta.
Sipas të dhënave për procesin zgjedhor, rreth 3,800 anëtarë të Partisë Demokratike kanë të drejtë vote dhe mund të marrin pjesë në përcaktimin e drejtuesit të ri të degës.
Votimet zhvillohen gjatë ditës së sotme, ndërsa përballja mes pesë kandidatëve do të vendosë se kush do të marrë përgjegjësinë për drejtimin dhe organizimin e strukturave demokrate në Fier.
Paralelisht me procesin në Fier, këtë të shtunë zgjedhje për kryetarin e ri të degës së Partisë Demokratike po zhvillohen edhe në Korçë, ku anëtarësia po voton për drejtuesin e ardhshëm të strukturës lokale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



