Presidenti i Paraguait, Santiago Peña, është shkarkuar nga detyra dhe vendosur në arrest shtëpiak, pas një krize të rëndë financiare të shkaktuar nga falimentimi i bankës Ueno, e cila la më shumë se gjysmën e popullsisë së vendit pa akses në llogaritë e tyre bankare.
Arrestimi i tij u krye të premten, vetëm pak minuta pasi ligjvënësit, përfshirë edhe anëtarë të partisë së tij, votuan unanimisht për shkarkimin e tij. Kriza shpërtheu në fillim të kësaj jave, pas falimentimit të Ueno Bank, e cila kishte lidhje me interesat private të biznesit të presidentit.
Një ditë përpara shkarkimit, Peña kishte ofruar dorëheqjen, por senatorët nuk e pranuan atë. Në vend të kësaj, ata ngritën akuza ndaj tij për sjellje të keqe, duke i hequr edhe imunitetin që zakonisht u garantohet ish-presidentëve.
Santiago Peña, i cili deri vitin e kaluar zotëronte aksione në kompaninë që kontrollonte bankën, ka mohuar çdo shkelje.


