Vazhdon protesta në Tiranë, studentët dhe opozita në shesh për dorëheqjen e Ramës

Studentët janë sërish sot në protestë, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Pas më shumë se 150 ditësh protestë dhe rezistencë, lëvizja studentore ka vendosur të intensifikojë aksionin e saj, duke kaluar në një strategji të re organizimi me dy protesta kombëtare në javë.

Sipas njoftimit të publikuar nga organizatorët, protestat do të zhvillohen çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë, 14:00.

Ky vendim synon të mbajë gjallë mobilizimin studentor dhe të rrisë presionin ndaj qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre. Në qendër të qëndrimit të studentëve vijon të jetë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në mbështetje të protestës studentore, para Kryeministrisë pritet të zhvillojë tubimin e saj edhe opozita, duke e kthyer ditën e sotme në një tjetër moment përballjeje politike dhe proteste kundër qeverisë./A2CNN

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika