Presidenti i Paraguajit shkarkohet nga detyra dhe arrestohet
Një krizë e rëndë financiare dhe politike ka tronditur Paraguain, duke çuar në shkarkimin dhe arrestimin e presidentit Santiago Peña, pas kolapsit të bankës Ueno, e cila kishte lidhje të mëparshme biznesi me kreun e shtetit.
Senati i Paraguait votoi me 44 vota pro dhe asnjë kundër për shkarkimin e Peña-s, ndërsa një senator mungoi në votim. Presidenti i Senatit, Basilio Núñez, deklaroi se ai u shpall fajtor për “kryerje neglizhente të detyrave”.
Pas vendimit, autoritetet vendosën ish-presidentin në arrest shtëpiak, në pritje të paraqitjes së tij përpara prokurorisë.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Peña po hetohet për dyshime mbi shkelje të besimit, ushtrim të ndikimit dhe keqpërdorim të fondeve. Senatorët e kanë akuzuar gjithashtu për konflikt interesi, ndërhyrje në mbikëqyrjen rregullatore dhe mbulim të parregullsive financiare që lidhen me bankën qendrore.
Peña, i cili deri në vitin 2025 zotëronte aksione në kompaninë mëmë të bankës Ueno, ka mohuar çdo shkelje. Avokati i tij, Ricardo Preda, i ka cilësuar akuzat si të pabazuara dhe oportuniste.
Shërbimi Sekret Amerikan arreston një person pranë Shtëpisë së Bardhë me ‘armë të shumta’ në automjet
SHBA-ja ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit
Raporti: Netanyahu dhe Mossadi planifikuan të sulmojnë Iranin në prag të zgjedhjeve izraelite
- 10:56 Elbasan, shpërthimi me eksploziv në makinën e një gruaje! Ndalohet 43-vjeçari, në kërkim 3 të tjerë
- 10:52 Shërbimi Sekret Amerikan arreston një person pranë Shtëpisë së Bardhë me ‘armë të shumta’ në automjet
- 10:44 SHBA-ja ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit
- 10:42 Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin në fushën e inspektimeve, nënshkruhet marrëveshja mes dy institucioneve
- 10:24 Vlorë, Policia Rrugore aksion në disa pika të qytetit, fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore
- 10:07 SPAK dërgon për gjykim 16 persona, dyshohet se trafikuan 60.7 tonë kokainë drejt Europës