Bllokuan rrugën gjatë protestës së djeshme në Tiranë, policia gjobit 10 persona

Policia e Tiranës ka vendosur 10 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas njoftimit zyrtar, qytetarët nuk iu bindën thirrjeve të përsëritura të efektivëve të Policisë për lirimin e rrugës, të bëra edhe përmes megafonit.
Për secilin prej 10 personave është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026. Vendosja e gjobave për qytetarët që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve dhe protestave është kthyer në një praktikë të ditëve të fundit, ku Policia ka ndërmarrë masa administrative ndaj një numri të konsiderueshëm personash për pengimin e qarkullimit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.




