Kronikë
Gjashtë fëmijët e një kopshti në Vlorë dërgohen me urgjencë në spital, dyshohet se janë helmuar

Gjashtë fëmijë kanë përfunduar në repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pas dyshimeve për helmim në kopshtin numër 10 të qytetit. Të miturit po marrin trajtim mjekësor, ndërsa mjekët po monitorojnë gjendjen e tyre shëndetësore.
Në ambientet e Pediatrisë janë paraqitur edhe efektivë të Policisë, të cilët po interesohen për rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e fëmijëve. Ndërkohë, në spital janë vendosur kufizime për hyrjen e mediave në repart.
Shkaku i dyshuar i helmimit mbetet ende i paqartë. Priten rezultatet e analizave nga Drejtoria e Shëndetit Publik, të cilat pritet të përcaktojnë se çfarë ka shkaktuar shqetësimet shëndetësore te gjashtë fëmijët.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




