Celine Dion shfaqet në koncertin e Metallica në Las Vegas, këngëtarja tërheq vëmendjen me kërcimin

Këngëtarja e njohur kanadeze, Celine Dion, ka surprizuar fansat me praninë e saj në koncertin e grupit legjendar Metallica në Las Vegas. Artistja 58-vjeçare ndoqi nga afër performancën e grupit të enjten, më 5 nëntor, në kuadër të spektaklit “Life Burns Faster”, që u mbajt në sallën gjigante Sphere.
VIDEO- Celine Dion performancë në koncertin e Metallica
Në videot e publikuara në rrjetet sociale, Dion shihet duke u ngritur nga vendi në një suitë private dhe duke imituar lëvizjet e basistit Robert Trujillo, sikur të luante vetë në kitarë bas. Momenti u regjistrua gjatë improvizimit muzikor të njohur si “Kirk and Rob Doodle”, ku Trujillo dhe kitaristi Kirk Hammett performojnë së bashku. Në të njëjtën suitë raportohet se ndodhej edhe Slash, kitaristi i Guns N’ Roses, ndërsa në koncert ishin të pranishëm edhe anëtarë të grupit No Doubt.
Pasioni i Celine Dion për Metallica nuk është i ri. Në muajin shkurt, këngëtarja kishte zbuluar se në listën e saj personale të këngëve të preferuara përfshihej edhe “Until It Sleeps” e grupit, duke treguar se një prej djemve të saj binjakë është fans i madh i tyre. Prania e saj në Las Vegas vjen pas rikthimit në skenë në shtator, pas gjashtë vitesh mungesë. Artistja kishte ndërprerë koncertet për shkak të sindromës së personit të ngurtë, një çrregullim i rrallë neurologjik që kishte ndikuar në aftësinë e saj për të performuar.
/vizionplus.tv



