Rreth 70 mijë efektivë policie dhe personel sigurie do të angazhojnë autoritetet franceze në të gjithë vendin me qëllimin sic thonë, të garantojnë rendin gjatë protestave të paralajmëruara për ditën e sotme. Tubime masive janë njoftuar si nga sindikatat, ashtu edhe nga organizatat studentore, të cilat kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës dhe kërkojnë përmirësimin e kushteve për të rinjtë.