"A duhet me u vra për me u marr serizosht" kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn

Sot në Prishtinë po mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra në Pejë, nga ish-kunati i saj.
Protesta ka nisur në ora 12:00, nga katedralja “Nënë Tereza”, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen për të kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa urgjente kundër vrasjes së grave.
Protesta organizohet nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist.
07/11/2026 12:40- “Personi i dënuar për dhunë në familje punon në Qendrën për Punë Sociale në Malishevë”, thuhet në protestë
Gjatë marshit, organizatorë të protestës gjatë fjalimit të tyre theksuan se një person i dënuar për dhunë në familje punon në Qendrën për Punë Sociale në Malishevë.
07/11/2026 12:20- Protestuesit me pankarta "Gjumi s'ka me ju marrë"

Protestuesit gjatë marshit të tyre po kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn.
Gjatë marshit protestuesit po mbajnë pankartën “Gjumi s’ka me ju marr”, gjersa po brohoritin “Nuk ka paqe me sigurinë e grave”, “Poshtë Prokuroria patriarkale”, “Sot Arlinda, nesër kush”, "Për gratë shtatë ditë është luftë", "A duhet me u vra për me u marr seriozisht".
07/11/2026 12:14- Gjashtë kërkesat e protestuesve
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist në protestën që ka nisur sot në ora 12:00 në Prishtinë, për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn kanë 6 kërkesa.
Ndër to është edhe kërkesa për legalizim të sprejit vetëmbrojtës për gra.
Kërkesat:
- Shkarkim, ndjekje penale dhe burgim për kryeprokuroren Lumturije Vuçetaj, prokuroren e rastit Suada Rama Hamza, kryetarin e gjykatës Shemsedin Haxhiaj, gjykatësin Migjen Kastrati, ushtruesen e detyrës së drejtores së QPS-së Shpresa Lukajn, togerin Faruk Muqolli dhe çdo zyrtar/e tjetër të përfshirë;
- Shkarkim të Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës, dorëheqjen e Gazmend Muhaxherit;
- Trajtimin e vrasjes së grave si urgjencë kombëtare;
- Sigurim të banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje;
- Veting apartiak dhe të pavarur të sistemit të drejtësisë
- Legalizim të sprejit vetëmbrojtës për gra



























