Dy punonjës policie në malësi të Madhe u qëlluan me thikë nga një turist gjerman pak ditë më parë në malësi të Madhe, gjatë ndërhyrjes për ta ndaluar atë.
Ata u vunë në ndjekje të tij pas njoftimit se kishte sulmuar me benzinë automjetin e një qytetari, por turisti mbante me vete një thikë me të cilën i dëmtoi, e më tej u arrestua.
Këtë të shtunë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i shprehu vlerësim dy inspektorëve Hilmi Smajlaj dhe Samet Bajri, për përkushtimin dhe guximin në detyrë, që sipas tij, paralelisht kanë fituar edhe besimin e qytetarëve.
Kryepolici vizitoi në banesë punonjësin e Policisë, nën komisar Fasli Rama, për më shumë se 3 dekada në polici, i cili u plagos gjatë protestës në Shkodër, me një hekur në kokë nga protestuesit.
“Të jesh krenar, pasi nuk ishe aty kundër qytetarëve dhe as kundër protestës paqësore, por për të garantuar të drejtën e çdo qytetari për të protestuar dhe për të mbrojtur institucionet, pronën publike e private nga çdo akt dhune”, u shpreh Hita.











Komente
Komento