Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti "dashnore të Adi Hilës"
Këngëtarja e njohur Eli Fara ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një prom o të emisionit të ri të Manjola Nallbanit, të titulluar “Miqësia”, ku ajo do të jetë e ftuar së bashku me këngëtaren Aurela Gaçe.
Publikimi ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, ku nuk kanë munguar as komplimentet për tri artistet. Megjithatë, vëmendje ka tërhequr edhe një koment i një përdoruesi, i cili i është drejtuar Eli Farës me një etiketim personal, duke e quajtur “dashnore të Adi Hilës”.
Në të njëjtin koment, ndjekësi ka shprehur bindjen se emisioni është realizuar shumë kohë përpara se të shpërthente skandali i publikimit të materialeve intime që përfshinin këngëtaren dhe kompozitorin e njohur.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është reagimi i Eli Farës ndaj këtij komenti. Këngëtarja i është përgjigjur përmes opsionit “reply”, duke vendosur vetëm një emoji me duar të bashkuara në lutje.

Mbetet e paqartë nëse ky reagim ishte i qëllimshëm apo thjesht një përgjigje pa ndonjë mesazh të veçantë, por ai ka marrë vëmendjen e përdoruesve të tjerë në atë postim.
Kujtojmë se Eli Fara, sikurse edhe disa personazhe të tjerë të njohur, u përmend në skandalin që shpërtheu muajin e kaluar, pas publikimit dhe shpërndarjes së pretenduar të materialeve intime që dyshohet se e përfshijnë atë dhe kompozitorin Adi Hila.
Rasti ka nxitur reagime të shumta publike, ndërsa disa prej personazheve të përfshirë kanë ndërmarrë edhe veprime ligjore ndaj kompozitorit. /Telegrafi/







































