Ka nisur këtë të shtunë në Fier procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike. Në garë janë pesë kandidatë: Ardian Ferro, Enkelejda Veliu, Fatjon Semanjaku, Gentian Koçi dhe Festim Meta. Të drejtën për të votuar e kanë 3 mijë e 800 anëtarë të Partisë Demokratike në Fier.