Policia ka bllokuar hyrjen e Rrugës së Kavajës, në drejtim të Ministrisë së Arsimit, në kuadër të masave të marra për protestën kombëtare të thirrur për ditën e sotme.
Vendosja e efektivëve dhe pengesave në këtë aks synon të kufizojë lëvizjen e protestuesve drejt godinës së ministrisë, ku është parashikuar zhvillimi i tubimit në orën 14:00.
