Prokuroria e Posaçme ka zbardhur veprimtarinë e një prej organizatave më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të kokainës, e cila dyshohet se ka transportuar mbi 60 tonë drogë nga Amerika e Jugut drejt Europës. SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona, mes tyre edhe dy drejtuesit e dyshuar të rrjetit, Ervis Çela dhe Franc Gergely, i njohur si Franc Çopja.