18-20 mijë mjete përshkojnë çdo ditë korridorin e VIII duke krijuar trafik të rënduar në zonën e Elbasanit. Nisja e punimeve për by passin e Elbasanit pritet të ndikojë në shfryrjen e trafikut, por edhe në rritjen e parametrave të sigurisë duke qenë se një aks shumë i rëndësishëm nacional nuk do të ndërhyhet me lëvizjen urbane.