Aktualitet

Bllokuan rrugën, 10 gjoba protestuesve të djeshëm në Tiranë!

Bllokuan rrugën gjatë tubimit të djeshëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Policia e Tiranës gjobit 10 shtetas. Për secilin është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 10 masa administrative.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 10 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.

Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.