Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Emri/ Atentat pranë kishës në Athinë, qëllohet dy herë shqiptari nga Saranda! Dy të mitur në pranga

    Mund të shembet nga çasti në çast, ekspertët japin alarmin për pallatin në Elbasan

    Turisti gjerman i plagosi me thikë në krye të detyrës, Hita takon dy policët: Keni treguar guxim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Emri/ Atentat pranë kishës në Athinë, qëllohet dy herë shqiptari nga Saranda! Dy të mitur në pranga
    Aktualitet

    Emri/ Atentat pranë kishës në Athinë, qëllohet dy herë shqiptari nga Saranda! Dy të mitur në pranga

    November 7, 2026

    Një shqiptar nga Saranda ka mbetur i plagosur rëndë pas një atentati me armë zjarri në Athinë. Policia greke ka identifikuar të plagosurin si Helis Çato, 38 vjeç, banues në lagjen nr. 1 të Sarandës.

    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e Kolonos, pranë një kishe, ku ndaj 38-vjeçarit dyshohet se është qëlluar me armë zjarri dy herë.

    Pasi u godit nga një plumb, Çato arriti të largohej nga vendi i ngjarjes dhe të shkonte drejt automjetit të tij, i cili ishte parkuar rreth 150 metra më larg. Aty u gjet nga policia dhe u transportua në spital, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Ndërkohë, autoritetet greke kanë arrestuar dy të mitur, shqiptarin Flavio Keqi, 16 vjeç, dhe shtetasin grek Ioannis Karikis, po 16 vjeç.

    Sipas informacioneve paraprake, dy të miturit ndodheshin në shoqërinë e Çatos në momentin e atentatit dhe më pas tentuan të largoheshin. Ata u arrestuan për mosbindje ndaj urdhrit të policisë.

    Deri më tani, mbetet e paqartë se kush qëndron pas tentativës së vrasjes dhe kush ka qëlluar ndaj shqiptarit.

    Ndërkohë, sipas mediave greke, Helis Çato rezulton i shpallur në kërkim nga policia greke, në kuadër të një operacioni të zhvilluar në qershor të këtij viti kundër një grupi kriminal të dyshuar për trafikimin e kokainës.

    Gjatë atij operacioni u arrestuan nëntë persona dhe u shpallën në kërkim katër të tjerë. Në total, grupi përbëhej nga 11 shqiptarë dhe tre shtetas grekë, ndërsa gjatë ndërhyrjes u sekuestruan edhe armë zjarri.

    atentat greqi shqiptar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Emri/ Atentat pranë kishës në Athinë, qëllohet dy herë shqiptari nga Saranda! Dy të mitur në pranga

    November 7, 2026

    Mund të shembet nga çasti në çast, ekspertët japin alarmin për pallatin në Elbasan

    November 7, 2026

    Turisti gjerman i plagosi me thikë në krye të detyrës, Hita takon dy policët: Keni treguar guxim

    November 7, 2026

    Dosja e bujshme Çopja-Çela, SPAK zbardh akuzat ndaj 16 anëtarëve të organizatës kriminale

    November 7, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.