Anëtarët e grupit punues për strategjinë shtetërore mbi apelimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së kanë rënë dakord që diskutimet e tyre të jenë konfidenciale, ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.
Ndërsa grupi po mblidhet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, Çitaku ka theksuar se vëmendja duhet të përqendrohet te puna konkrete, në vend të deklaratave publike. Ajo tha se disa marrëveshje janë për publikun, ndërsa të tjera jo.
Të lidhura
None found
Grupi punues drejtohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Ai është krijuar për të hartuar dhe bashkërenduar strategjinë shtetërore për procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë.
Mes përfaqësuesve të partive parlamentare që po marrin pjesë në takim janë Vlora Çitaku nga PDK-ja, Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK-ja, Bekë Berisha nga AAK-ja dhe Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje.





