Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është raportuar në një minierë në zonën e Martaneshit.

Pas marrjes së njoftimit, ambulanca e Spitalit të Bulqizës dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe identiteti i viktimës. Grupi hetimor pritet të kryejë veprimet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb