Pak minuta përpara përballjes me Laçin, Partizani publikoi në rrjetet sociale pamje të skuadrës gjatë përgatitjeve të fundit në fushë. Në fotografitë e shpërndara nga klubi kryeqytetas, Miloslav Karoglan nuk dallohet mes pjesëtarëve të stafit teknik.

Të lidhura
None found
Mungesa e tij në këto pamje mbetet e paqartë. Ndërkohë, mes të pranishmëve shihej Alfred Deliallisi, i cili drejton Partizanin B.
Me 7 pikë të grumbulluara pas 10 javësh në Superiore, “Demat e Kuq” renditen në fund të klasifikimit. Megjithatë, suksesi ndaj Teutës në Durrës ka sjellë shenja pozitive për skuadrën.









