Stresi braktisi protestën, por babai i tij Sali Lushaj shfaqet në tubimin e Partisë Demokratike
07/11/2026 13:41
Pak ditë më parë, reperi Stresi njoftoi tërheqjen nga protesta, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si po zhvillohej qëndresa. Ai deklaroi se protesta nuk po ndiqte objektivin e tij për rrëzimin e qeverisë.
Ndërsa reperi ka vendosur të mos jetë më pjesë e protestës, babai i tij, Sali Lushaj, është shfaqur sot në tubimin e thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përpara Kryeministrisë.
Ai është fotografuar teksa ishte i ulur para “sofrës së gurtë” të vendosur prej disa ditësh para Kryeministrisë.
Kujtojmë se Stresi, në postimin e tij në “Instastory” shprehej se për rrëzimin e qeverisë do të nevojitej, sipas tij, një “kryengritje”.
Top Channel