Militantët e Partisë Demokratike kanë mbërritur para Ministrisë së Arsimit, ku kanë shpalosur një pankartë me mbishkrimin “Bashkimi bën fuqinë”.
Mesazhi vjen pas refuzimit të studentëve për t’u bashkuar me demokratët në protestën e tyre. Me këtë pankartë, mbështetësit e PD-së kanë përcjellë një mesazh bashkimi, ndërsa protesta është zhvendosur përpara institucionit të Arsimit.


