Demokratët përzënë me shpulla protestuesin që thirri “Berisha në burg”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.11.2026, 14:47

Një incident është shënuar gjatë protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku një protestues është përplasur fizikisht me disa pjesëmarrës të tjerë në tubim. Ngjarja nisi pasi ai bëri thirrje kundër të dy liderëve politikë, duke brohoritur: “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Thirrjet shkaktuan reagimin e disa protestuesve demokratë, të cilët e kanë goditur me shpulla dhe e kanë ofenduar. Situata u tensionua më tej, ndërsa në përplasjen fizike ndërhynë edhe protestues të tjerë.

Ky është incidenti i parë i raportuar gjatë tubimit të sotëm të Partisë Demokratike para Kryeministrisë. Deri në këto momente, protesta është shoqëruar me tensione pas përplasjes mes protestuesve, ndërsa nuk ka të dhëna të tjera për pasoja të mundshme nga incidenti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit