Deputetë, mbështetës dhe të rinj të Partisë Demokratike kanë nisur marshimin nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë paralajmëruar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare.
Pas protestës së zhvilluar para godinës së Kryeministrisë, opozita i është bashkuar qëndresës studentore, në mbështetje të kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta e sotme vjen në një moment kur lëvizja studentore, pas më shumë se 150 ditësh qëndresë, ka vendosur të kalojë në një fazë të re organizimi, me dy protesta kombëtare në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë, në orën 14:00.
Grupimi “Studentët n’protestë” ka bërë të ditur se synon të intensifikojë mobilizimin dhe të rrisë presionin ndaj qeverisë për plotësimin e kërkesave. Në krye të tyre mbetet dorëheqja e Edi Ramës, të cilën organizatorët e kanë cilësuar si të panegociueshme.
Ndërkohë, bojkoti i procesit mësimor vijon, ndërsa në mbështetje të studentëve janë rreshtuar edhe pedagogë dhe qytetarë.
Kryeministri Rama ka përsëritur thirrjet për dialog me studentët, por protestuesit nuk kanë ndryshuar qëndrimin e tyre. Organizatorët deklarojnë se janë të përgatitur për një betejë të gjatë dhe se do të mbështesin edhe protestat e tjera qytetare kundër qeverisë.a.b




