Aktualitet

Protestuesit e PD-së tentojnë të hyjnë në protestën e studentëve/Përplasje fizike!

Tensione dhe përplasje fizike para Ministrisë së Arsimit, ku protestues të Partisë Demokratike që u zhvendosën aty pas grumbullimit te Kryeministria, tentuan të afrohen e t’i bashkohen studentëve që sot kanë thirrur protestë kombëtare, po me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Të rinjtë kundërshtuan praninë e mbështetësve të opozitës, duke iu kërkuar të largohen me thirrjet:

Largohuni!

Po ashtu, thirrën:

Rama n’burg, Berisha n’burg!

Situata u tensionua mes dy grupeve të protestuesve, duke kaluar në përplasje fizike. Kjo nuk është hera e parë që studentët kundërshtojnë afrimin e demokratëve.

Kujtojmë se edhe në protestën e së shtunës së kaluar 31 tetor, të rinjtë nuk pranuan që përfaqësues e përkrahës të Partisë Demokratike t’i bashkoheshin tubimit të tyre. Tensionet janë nxitur edhe nga pretendimet për të infiltruar.