Emocione, krijime të reja muzikore dhe duartrokitjet shoqeruan teatrin “Migjeni” për dy net me radhë, ne edicionin e 11-të të Festivalit “Luleborë”, ku 16 krijime të reja garuan për çmimet e këtij aktiviteti. Në fund, ishte kënga “Nuk ngjallen historitë”, e interpretuar nga Arseld Muça dhe Ea Zoga, ajo që rrëmbeu çmimin e parë.