Reshjet e shiut përmbytin 70 mijë tenda në Gaza, mijëra palestinezë mbesin pa strehim

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur dhjetëra mijëra tenda ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur në Rripin e Gazës, duke ua shkatërruar strehimoret dhe lagur batanijet, dyshekët dhe sendet personale.

Sipas Zyrës së Medias të Qeverisë së Gazës, të paktën 70 mijë tenda janë përmbytur gjatë 12 orëve të fundit, duke prekur dhjetëra mijëra persona dhe duke shkaktuar edhe lëndime. Megjithatë, deri më tani nuk është raportuar për viktima, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Ndërkohë, Shërbimi i Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se ka pranuar rreth 1 mijë e 500 thirrje emergjente nga banorët e zhvendosur. Po ashtu, tri shtëpi të braktisura janë shembur si pasojë e reshjeve, por pa shkaktuar të lënduar.

Në disa kampe të improvizuara në qytetin e Gazës, banorët janë përpjekur t’i riparojnë tendat dhe të përdorin rërë për të penguar depërtimin e ujit.

Të tjerë janë detyruar t’i nxjerrin fëmijët nga strehimoret e përmbytura.

Autoritetet komunale dhe shërbimet e mbrojtjes civile kanë thënë se nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me situatën, për shkak të mungesës së karburantit dhe dëmtimit të pajisjeve.

Sipas tyre, gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit janë shkatërruar qindra automjete, përfshirë buldozerë dhe pajisje që përdoren për largimin e ujit.

Lufta ka zhvendosur pjesën më të madhe të popullsisë së Gazës, e cila numëronte mbi dy milionë banorë, ndërsa një pjesë e madhe e territorit është shndërruar në rrënoja. Aktualisht, shumica e popullsisë jeton në kampe me tenda të improvizuara.

Ndërkaq, Hamasi ka fajësuar Izraelin për moslejimin e hyrjes së strehimoreve dhe materialeve të ndërtimit në Gaza.

Nga ana tjetër, COGAT, agjencia ushtarake izraelite që koordinon ndihmat, kishte deklaruar të premten se kishte shtuar përpjekjet për përmirësimin e kushteve sanitare në Gaza, në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare, në prag të reshjeve të parashikuara. Deri në publikimin e raportimit, ajo nuk kishte komentuar akuzat e Hamasit.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika