Ka vijuar e qetë protesta e sotme para Ministrisë së Arsimit, por nuk kanë munguar edhe disa incidente mes protestuesve dhe policisë.
Pas një provokimi të policisë, e cila rrëmbeu një të ri në mënyrë të dhunshme, gjë që ka acaruar protestuesit, incidentet kanë vijuar edhe më tej.
Një ndër episodet ishte vënia e zjarrit koshave të mbeturinave para ministrisë nga të rinjtë, të cilët e kanë shoqëruar këtë akt revolte me thirrjet: “Poshtë qeveria dhe dorëheqje, dorëheqje” për kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë policia është kundërpërgjigjur me ujë me piper dhe spraj për t'i shpërndarë.
© SYRI.net
'Plumbi i Artë'/ SPAK kërkoi 35 vite burg për të penduarin e parë, Henrik Hoxhaj, dhe vetëm 10 vite për Nuredin Dumanin
VIDEO/ Policia rrëmben protestuesin paqësor në mes të rrugës, tensionohet situata te Ministria e Arsimit
EMRI/ Aksident fatal në galerinë e kromit në Martanesh, humb jetën 62-vjeçari