Vendi
Protestuesit i bllokojnë rrugën autobotit me kazanët e mbeturinave, hidhet sërish ujë për të shpërndarë turmën

Policia ka vijuar të hedh sërish ujë me presion për të shpërndarë turmën që po qëllojnë me gurë në drejtim të ministrisë së Arsimit dhe efektivëve.
Në tentativë për të bllokuar aksionin e policisë, protestuesit kanë vendosur dy kazanë mbeturinash para një autoboti.
Situata vijon të jetë e tensionuar, që me mbërritjen e “masakve”, të cilët janë duke shkulur pllakat e tortuarit për të gjuajtur në drejtim të godinës dhe autobotit të ujit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




