Me thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Studentët kërkojnë revolucion”, protestuesit kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë, pas disa orësh proteste para Ministrisë së Arsimit.
Studentë, prindër të tyre, qytetarë, si dhe mbështetës të PD-së dhe partive të tjera opozitare, janë nisur përgjatë Rrugës së Durrësit, me destinacion përfundimtar zyrën e kryeministrit Edi Rama.
Prej 160 ditësh, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e qeverisë.
Gjatë marshimit, në rrugët e Tiranës kanë jehuar edhe thirrjet “Arrestoni Ramën!”, “Rama në burg’, dhe “Rama, jep dorëheqjen!”.
© SYRI.net