Nostalgjia e viteve 2000, Çili: Dikur krijonin ata që ndjenin dhe dashuronin, sot çdo gjë është gati

Këngët që janë krijuar gjatë viteve 2000, dëgjohen edhe sot e kësaj dite me nostalgji nga brezi që i ka shijuar në ato kohë. Por edhe brezi i ri ka nisur ti dëgjojë dhe shijojë këngët e atyre viteve.
Për këngëtarin dhe kanautorin Ernis Çili në atë kohë krijohej me ndjenjë dhe nga dashuria. Në një intervistë për “Takohemi n’Vizion”, ai tha se përjetimet personale “gdhendeshin” në muzikë.
“Në atë kohë që të shkruaje një tekst dhe të bëje një melodi, ishte frymëzim që vinte nga shpirti, nga përjetimi. Ndërsa sot është çdo gjë gati, mjafton të shkruash dy fjalë dhe me 3 akorde bënin këngë. Ka interpretues shume të mirë, por jo krijues shumë të mirë.
Më vonë erdhi menaxhimi pastaj dhe menaxhimi e ka prishur. Këngët bëheshin me ndjenjë, nga njerëz që kanë dashuruar në atë kohë. Unë nuk e di si dashurohet në këto kohë, por në atë kohë kemi dashuruar më bukur dhe më pastër”, tha Çili.




