
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se protesta u përket studentëve dhe qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshimin e klasës politike të korruptuar, të cilën e bëri përgjegjëse për vështirësitë me të cilat janë përballur shqiptarët gjatë 35 viteve të fundit.
“161 ditë protestë! Protesta vazhdon, nuk ndalet, pavarësisht tentativave për ta shuar, për ta kapur dhe për të ushqyer përplasje
Protesta është e studentëve, është e protestuesve, është e shqiptarëve që duan vetëm një gjë: ndryshimin e kësaj klase politike të korruptuar që ua ka bërë jetën të pamundur në këto 35 vjet”, shprehet Shehaj.