Kush janë këngëtarët që kanë thyer tabi në vitet 2000, menaxheri i VIP-ave: Sot nuk kërkohen artistët e vërtetë, por ata me influencë në rrjetet sociale

Menaxheri i VIP-ave Xhani Demnika ka treguar prapaskenat e krijimit të këngëve në ditët e sotme. Në një intervistë për emisionin “Takohemi n’Vizion” Demnika tha se sot në studiot diskografike ftohen njerëzit me influencë në rrjetet sociale, për çështje përfitimi.
Ai më tej, ka përmenduar edhe emrat e artistëve që në vitet 2000 kanë thyer tabu.
“Në vitet 2000 kam qenë 8 vjeç, por mund të them që kam prekur vitet 2007-2008. Edhe pse në atë kohë kam qenë shumë i vogël, kam qenë gjithmonë pas Ingridit, Çiljetës. Kanë qenë Rozana, Zajmina, Flori. Në atë kohë kanë qenë artistë që sot e kësaj dite përmenden që kanë thyer tabu. Bleona Qereti, Soni Malaj apo Aurela Gaçe.
Si këta artistë, është e vështirë të rikthehen. Tani është koha më e thjeshtë të bëhesh i njohur, të bëhesh artist sepse ekziston teknologjia. Sot, studiot diskografike ja hapin derën njerëzve që kanë shumë influencë në rrjetet sociale, sepse e kanë për çështje fitimi. Në atë kohë, kam qenë i vogël, por sa herë dilja nga shtëpia dëgjoja këngën Cimica të Aurela Gaçes. Komshia sot është bërë me 3 fëmijë, unë kam ngelur në derë akoma”, tha Demnika.




