Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se sot është mbajtur një takim kushtuar Agjendës së Reformave, ku në fokus kanë qenë aktivitetet aktuale, prioritetet dhe dinamika e zbatimit të reformave të planifikuara.

Përmes një njoftimi, Mickoski theksoi se procesi i reformave kërkon koordinim institucional, objektiva të qarta dhe hapa konkretë për përmirësimin e funksionimit të institucioneve.


Ai nënvizoi se angazhimi për zbatimin e reformave do të vazhdojë, duke vlerësuar rëndësinë e tyre për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, rritjen e efikasitetit institucional dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Vazhdojmë me punë të përkushtuar në reformat që janë të një rëndësie thelbësore për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, efikasitetin e institucioneve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, tha Mickoski.