Hiti që i ka rezistuar kohës, kënga “Mesazh” u shkruajt me celular nga Flor Mumajesi në furgon dhe u këndua nga West Side Family

Kënga “Mesazh”, e cila identifikohet me grupin West Side Family është shkrojtur nga Flor Mumajesi.
Këtë gjë e bëri të ditur gazetarja Dasara Karaiskaj, e cila në një intervistë për “Takohemi n’Vizion” tha se teksti është shkojtur nga Flori gjatë kohës që kthehej me furgon nga Korça drejt Tiranës.
“Më vjen keq për Dr.Florin që nuk jeton më. “Mesazh” është një këngë që e ka bërë Flori Mumajesi dhe e kanë kënduar West Side Family. Isjhte shumë bukur përzgjedhja. Ktheheshim me Florin me furgonat e linjës nga Korça. Hëngrëm drekën me Mihallaq Andrean. E kur po ktheheshim në Qafë Kërrabë, Flori ka pasur një celular dhe e shkrojti tekstin aty. I erdhi në kokë dhe e regjistroj që të mos e harronte. Pastaj u zhvillua. Momenti i refrenit ishte baza”, tha Karaiskaj.




