Politikë
Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet për kryetarin e ri të PD në Korçë, vetëm 9.4% e anëtarëve kanë votuar

Pjesëmarrje e ulët është shënuar në procesin e zgjedhjeve për kryetarin e ri të Partisë Demokratike në Korçë.
Deri në orët e pasdites, rreth 450 anëtarë kanë marrë pjesë në votim, nga afro 4800 anëtarë që kanë të drejtë vote sipas listës zyrtare. Kjo përfaqëson vetëm 9.4% të anëtarësisë me të drejtë vote.
Në garë për drejtimin e degës lokale të PD-së janë Harito Zoto dhe Mikel Dishnica.
Procesi i votimit pritet të mbyllet në minutat në vijim, ndërsa menjëherë pas përfundimit do të nisë numërimi i votave për të përcaktuar fituesin e garës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




