Kronikë
Policia shpërndan me ujë protestuesit në Bulevard, fillon ndjekja në rrugë

Pas gati dy orësh tensioni dhe përplasjesh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, forcat e policisë kanë arritur të shpërndajnë protestuesit.
Për gati dy orë, forcat e policisë ishin nën presionin e gurëve dhe molotovëve, ndërkohë që nga ana e uniformave blu u hodh vetëm ujë, duke arritur t’i spostonin protestuesit disa metra përgjatë Urës së Lanës.
Pas disa orësh pritjeje, forcat e policisë avancuan me autobotët e ujit dhe grupet e terrenit, duke bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve dhe largimin e tyre nga bulevardi.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




